KRONIKËSTAR CHANNEL

SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre ish-zyrtarë për shpërdorim detyre

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, si edhe tre ish-zyrtarë të tjerë, duke i dërguar për gjykim nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Dosja, e hetuar nga prokurori Elvin Gokaj, është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit të seancës paraprake.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Së bashku me Kokoneshin, të pandehur janë marrë edhe Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë Divjakë dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive të përdorura për ndërtimin e impianteve fotovoltaike. Këto prona ishin dhënë me qira për një periudhë 10-vjeçare, ndërkohë që në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) rezultonin të regjistruara si tokë bujqësore.

Reklama në FieriWeb

Çështja tashmë pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme, e cila do të vendosë për kalimin ose jo të saj në gjykim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button