KRONIKËSTAR CHANNEL

Tragjike në Fier: Ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar katër ditë më parë në unazën e qytetit

Ka ndërruar jetë në spital 7-vjeçarja që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur katër ditë më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, vajza ishte pasagjere në një automjet tip “Ford”, i cili gjatë lëvizjes humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas me një banesë në anë të saj.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas aksidentit, e mitura u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, 7-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia po vijon veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button