KRONIKËSTAR CHANNEL

NGJARJE E RËNDË/ I plagosi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, merr armën dhe niset për të vrarë autorin 18-vjeçar

Një tragjedi e mundshme është parandaluar në Shkodër, pasi një 41-vjeçar tentoi të hakmerrej ndaj 18-vjeçarit që dyshohet se kishte plagosur me thikë vëllanë e tij.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai u kap nga Policia me një pistoletë me fishek në fole, teksa ishte nisur për të gjetur autorin e dyshuar të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja nisi në ambientet e një poliklinike në lagjen “Vasil Shanto”, ku një 18-vjeçar dyshohet se plagosi me thikë 32-vjeçarin Vildan Kepeca, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas marrjes së informacionit për plagosjen e vëllait, 41-vjeçari Arben Kepeca mori armën dhe u nis për hakmarrje, por ndërhyrja në kohë e Policisë shmangu përshkallëzimin e konfliktit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb

Sigurimi i informacionit në kohë dhe reagimi i menjëhershëm e profesional i shërbimeve të Policisë parandaluan një ngjarje të rëndë kriminale.

Pasi mori dijeni për plagosjen me thikë të vëllait të tij, 41-vjeçari mori një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe u nis për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u kap dhe u vu në pranga.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.

Rreth orës 11:30, në ambientet e brendshme të poliklinikës, në lagjen “Vasil Shanto”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. F., 18 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Vildan Kepeca, 32 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes. Gjatë rrugës, ato kanë marrë informacion se vëllai i të plagosurit, shtetasi Arben Kepeca, 41 vjeç, pasi kishte marrë dijeni për ngjarjen, kishte marrë një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, dhe ishte nisur në këmbë për të vrarë autorin e dyshuar të plagosjes së vëllait të tij.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë, dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 41-vjeçarit, i cili gjatë ndërhyrjes tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. F., 18 vjeç.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button