AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Dallandyshe Lumani vlerësohet me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara”, mbyll karrierën në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka akorduar “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” për punonjësen e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Dallandyshe Lumani, në vlerësim të kontributit të saj gjatë viteve të shërbimit në strukturat e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e DVP Fier, zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Kryekomisar Taulant Gjoka, dhe shefi i Komisariatit të Policisë Fier, Kryekomisar Gerald Toska, në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i dorëzuan certifikatën me motivacionin: “Për kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në strukturat e Policisë së Shtetit.”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtuesit dhe kolegët e falënderuan Dallandyshe Lumanin për përkushtimin, profesionalizmin, korrektësinë dhe vlerat humane që ka dëshmuar gjatë ushtrimit të detyrës, duke i shërbyer me përkushtim komunitetit të qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në përfundim të ceremonisë, Dallandyshe Lumani falënderoi drejtuesit për vlerësimin e marrë dhe uroi kolegët e saj për suksese në përmbushjen e detyrave.

Reklama në FieriWeb

Me këtë vlerësim, Dallandyshe Lumani mbylli karrierën e saj në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një shërbimi të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button