Thellohet tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i dytë i pajetë – në banesë dyshohet se ndodheshin nëna me dy fëmijët

Thellohet bilanci tragjik i zjarrit që përfshiu një banesë pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Domen, njësia administrative Postribë, në Shkodër.
Pas gjetjes së trupit të parë të pajetë, i cili dyshohet se i përket një fëmije, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat edhe një trup të dytë të pajetë. (Instagram)
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e shpërthimit të flakëve në banesë dyshohet se ndodheshin nëna së bashku me dy fëmijët e saj. Deri tani nuk është konfirmuar zyrtarisht identiteti i viktimave, ndërsa kërkimet vijojnë për personin e tretë që dyshohet të ketë mbetur brenda banesës. (Instagram)
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit.




