BOTAKRONIKËSTAR CHANNEL

Itali/ Aksident tragjik në autostradën Rieti-Terni, 5 të vdekur dhe 27 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të diel në Itali, në Rrugën Shtetërore 79 “Ternana”, në zonën Colli sul Velino, në provincën e Rietit, pranë kufirit me rajonin e Umbrias.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një autobus, një kamionçinë dhe tre automjete të tjera.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bilanci paraprak është tragjik: 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, mes tyre 3 në gjendje të rëndë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe forcat e policisë. Pasagjerët e autobusit u evakuuan, ndërsa disa prej tyre u transportuan në spital me ambulanca dhe helikopterë, drejt strukturave shëndetësore në rajonet e Umbrias dhe Lazios.

Reklama në FieriWeb

Për shkak të operacioneve të shpëtimit dhe hetimeve, segmenti i rrugës u mbyll përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button