AKTUALITETSTAR CHANNEL

Policia e Shtetit dhe Guardia di Finanza forcojnë bashkëpunimin kundër kultivimit të kanabisit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, ka pritur në një takim zyrtar Komandantin e Operacioneve Ajrore Detare të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto, në kuadër të monitorimit ajror të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit, Skender Hita vlerësoi partneritetin e qëndrueshëm mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s, duke theksuar se bashkëpunimi mes dy institucioneve ka tejkaluar prej kohësh marrëdhëniet formale, duke u kthyer në një model të suksesshëm besimi, koordinimi dhe miqësie, me rezultate konkrete në luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga ana e tij, Gjeneral Divizioni Joselito Minuto rikonfirmoi mbështetjen e Guardia di Finanza-s për autoritetet shqiptare, duke bërë të ditur se monitorimi ajror do të intensifikohet përmes shtimit të fluturimeve dhe kontrollit të çdo koordinatë të raportuar si zonë me risk për kultivimin e bimëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Autoritetet theksuan se bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s mbetet një element kyç në parandalimin dhe goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike, si dhe në forcimin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button