KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në rrethrrotullimin e Sharrës në Fier, automjeti përplaset me barrierat prej betoni

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrethrrotullimin e Sharrës, në Fier, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat prej betoni të rrethrrotullimit.

Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Në momentin e mbërritjes së shërbimeve, drejtuesi i mjetit nuk ndodhej në vendngjarje. Disa dëshmitarë okularë bëjnë me dije se ai është larguar për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ka pësuar lëndime të lehta.

Reklama në FieriWeb - “”

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Duke qenë se në atë orar qarkullimi ishte thuajse i papërfillshëm, një nga pistat paraprake është një defekt teknik i automjetit, i cili mund të jetë ndikuar edhe nga temperaturat ekstreme, qoftë në sistemin e frenimit apo në atë të drejtimit. Megjithatë, këto mbeten vetëm dyshime dhe pritet të konfirmohen nga hetimet zyrtare.

Policia ka nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet edhe komunikata zyrtare.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button