KRONIKËSTAR CHANNEL

Mallakastër – Zjarri në Rriban vijon të përhapet, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Vatra e zjarrit në fshatin Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa dhe shtrirje të konsiderueshme gjatë natës. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të shtuar për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.

Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore të ndërhyrjes, në Rriban dhe Lofkënd, me synim frenimin e avancimit të flakëve.

Reklama në FieriWeb - “”

Në terren janë angazhuar:

  • 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova;
  • 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës (MZSH);
  • 35 punonjës të strukturave bashkiake;
  • 2 autobote me ujë;
  • Si dhe pritet t’u bashkohen operacionit 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Sipas autoriteteve, terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i flakëve e bëjnë tepër të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këto kushte, strukturat në terren vlerësojnë si të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button