KRONIKËSTAR CHANNEL

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët kalojnë rrugën e Panahorit

Zjarri masiv në Mallakastër vijon të përhapet me intensitet, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje pishe. Situata është rënduar ndjeshëm, pasi era e fortë po favorizon avancimin e flakëve, të cilat kanë kaluar edhe rrugën e Panahorit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në operacion janë angazhuar forca zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës të shërbimeve të emergjencës dhe banorë të zonës, të cilët prej orësh po luftojnë për izolimin e vatrave aktive. Megjithatë, për shkak të kushteve të vështira të terrenit dhe erës së fortë, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së prekur dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button