KRONIKËRAJONISTAR CHANNEL

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën tre shqiptarë nga e njëjta familje

Një aksident i rëndë rrugor në Gjermani i ka marrë jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje me origjinë nga Komogllava e Ferizajt, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Sipas njoftimit të bërë publik nga bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi, viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç).

Reklama në FieriWeb - “”

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë. Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç, si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç”, ka shkruar Rexhepi në rrjetet sociale.

Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve, banorëve të lagjes Nuhaj në Komogllavë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Deri në këto momente, autoritetet gjermane nuk kanë bërë publike rrethanat e aksidentit dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button