KRONIKËSTAR CHANNEL

Qeparo/ ndërtimi i paligjshëm i objektit 5-katësh, Skënder Hita pezullon nga detyra zinxhirin komandues të komisariatit të himarës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër punonjësve të Policisë së Shtetit, pjesë e strukturave drejtuese dhe hetimore të Komisariatit të Policisë Himarë.

Vendimi është marrë pas konstatimit të një ndërtimi pa leje në vendin e quajtur “Sugë”, në Qeparo, Himarë, ku ishte ndërtuar një objekt me një kat nëntokë dhe katër kate mbi tokë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Policisë, ndërtimi kishte nisur në dhjetor 2025, ndërsa nga ana e strukturave të Komisariatit të Policisë Himarë nuk ishin marrë masat e nevojshme për parandalimin e tij dhe vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Nga detyra janë pezulluar:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
  • Nënkomisar Ferit Merkaj, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, aktualisht Shef i Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Vlorë;
  • Komisar Emiljano Prenga, ish-Shef i Seksionit dhe Specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Himarë, aktualisht me të njëjtën detyrë në Komisariatin e Policisë Divjakë;
  • Nënkomisar Klodjan Petani, ish-Specialist për Hetimin e Krimit në Zonën Policore nr. 1, aktualisht Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë;
  • Inspektor Redin Çaushaj, me detyrë Ndihmës/Specialist SPZ në Zonën Policore nr. 1 të Komisariatit të Policisë Himarë, ku u konstatua ndërtimi pa leje.

Ndaj tyre ka nisur edhe hetimi disiplinor për moskryerjen e detyrave funksionale.

Ndërkohë, për ndërtimin pa leje është arrestuar shtetasi L. B., banues në Laç, ndërsa janë shpallur në kërkim tre punonjës të IMT-së Himarë, konkretisht kryeinspektori dhe dy inspektorë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Policia e Shtetit deklaron se do të vijojë me masa të rrepta ndaj çdo punonjësi që nuk zbaton ligjin, nuk përmbush detyrën apo abuzon me funksionin.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button