KRONIKËSTAR CHANNEL

Ndërhyrje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit në Kreshpan, rasti kallëzohet në Polici

Një ndërhyrje e paligjshme në magjistralin kryesor të ujësjellësit është evidentuar në zonën e Kreshpanit nga Task-Forca e Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier.

Sipas UKRF, gjatë kontrolleve rutinë në terren është konstatuar ndërhyrja në rrjet, e cila cenon funksionimin normal të sistemit dhe mund të ndikojë në furnizimin me ujë të komunitetit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rasti është denoncuar pranë Policisë së Shtetit, ndërsa procedurat ligjore përkatëse do të vijojnë.

UKRF bën me dije se kontrollet në terren do të vijojnë edhe në zona të tjera, ndërsa paralajmëron se çdo ndërhyrje e paligjshme, vjedhje apo abuzim me rrjetin do të përballet me masa ligjore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button