AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ministria e Mbrojtjes/ 8 vatra zjarri vijojnë aktive në vend, situatë e rënduar në Drenie të Patosit – ndërhyrje nga toka dhe ajri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatës së zjarreve në vend gjatë 12 orëve të fundit, ku janë raportuar 23 vatra zjarri, ndërsa 8 prej tyre vijojnë të jenë aktive.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 26 automjete zjarrfikëse, 310 forca operacionale, 103 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë të Forcës Ajrore dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një nga zonat ku vijon ndërhyrja është Drenie, në bashkinë Patos, ku zjarri është riaktivizuar në thellësi të pyllit. Në terren po punojnë forcat zjarrfikëse dhe bashkiake, të mbështetura nga 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërhyrje po vijon edhe në Dajt, pas riaktivizimit të një vatre mbi tunelet e Qafë Mollës, ndërsa në Priskë e Madhe situata po menaxhohet nga 4 automjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Reklama në FieriWeb

Krujë vijon puna në dy vatra, në Abaze dhe në Krastë–Halil, ndërsa në malin e Nëmerçkës dhe malin Dhëmbel në Përmet vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, strukturave bashkiake dhe Forcave të Armatosura.

Një tjetër operacion i rëndësishëm po zhvillohet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, ADZM, vullnetarë dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura. Forcat janë pozicionuar pranë banesave për të garantuar mbrojtjen e komunitetit.

Ndërkohë, vatra e raportuar në Vilëz të Kurbinit është shuar plotësisht.

AKMC dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë koordinimin e operacioneve në terren, me synim neutralizimin e plotë të të gjitha vatrave aktive.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button