AKTUALITETSTAR CHANNEL

Fier/ 1,268 masa administrative dhe 5 procedime penale në një javë, Policia Rrugore intensifikon kontrollet me pajisje inteligjente

Monitorimi intensiv në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të Fierit ka vijuar gjatë gjithë javës, me Policinë Rrugore që ka shtuar kontrollet me pajisje inteligjente për evidentimin në kohë të shkeljeve dhe parandalimin e aksidenteve. Shpejtësia e lartë, parakalimet e gabuara, drejtimi nën efektin e alkoolit dhe përdorimi i celularit vijojnë të jenë ndër shkeljet kryesore të konstatuara nga efektivët. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë vendosur 1,268 masa administrative, ndërsa 5 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kontrollet janë zhvilluar në rrugët urbane dhe lokale, në akset interurbane, si dhe në autostradën A2, me fokus kryesor shkeljet që konsiderohen burim i aksidenteve rrugore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kësaj jave, për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 5 shtetas. Dy prej tyre janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 3 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim automjeti pa leje drejtimi.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në kuadër të kontrolleve parandaluese janë vendosur:

Reklama në FieriWeb
  • 753 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
  • 22 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit;
  • 5 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
  • 61 masa për parakalim të gabuar;
  • 5 masa për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
  • 422 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në total, numri i masave administrative të vendosura gjatë kësaj jave arrin në 1,268.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore Fier kanë sekuestruar 3 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit, kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim në akset kryesore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me synimin për të garantuar një qarkullim të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button