Ksamil/ Viktima rezulton shtetas portugez, arrestohen edhe dy shtetas turq që ndodheshin në automjetin me autorin e dyshuar
Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, Policia ka dhënë informacion shtesë.
Fillimisht, bazuar në të dhënat paraprake, viktima ishte identifikuar si shtetas francez me inicialet M. M. Por, pas vijimit të veprimeve hetimore dhe gjetjes së dokumentit të identifikimit, është konfirmuar se viktima është shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.
Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq, në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar i ngjarjes, teksa po e transportonin në drejtim të Tiranës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, pritet një njoftim i plotë nga autoritetet për ngjarjen.




