KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë në autostradën Lushnje-Fier, plagosen disa pasagjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, në autostradën Lushnje-Fier.

Reklama në FieriWeb - “”

Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një furgon që transportonte pasagjerë në drejtim të jugut. Për të shmangur përplasjen me Volkswagen-in, drejtuesi i furgonit ka devijuar dhe është përplasur me barrierat metalike anësore të autostradës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë janë lënduar disa prej pasagjerëve që ndodheshin në furgon. Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button