KRONIKËSTAR CHANNEL

Dhërmi/ Shiste kok*inë dhe kan*bis pranë beach bar-it, arrestohet 31-vjeçari nga Fieri

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Ruloti”, në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike në zonën e Dhërmit.

Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dy të arrestuarit janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë në afërsi të një beach bar-i në fshatin Dhërmi, ku dyshohet se posedonin doza kokaine dhe Cannabis Sativa me qëllim shitjen.

Në vijim të operacionit, efektivët kanë ushtruar kontroll në automjetin e 31-vjeçarit nga Fieri, si dhe në rulotën ku ai qëndronte. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar doza të tjera të lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në total, Policia ka sekuestruar rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe automjetin e 31-vjeçarit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, pas administrimit të informacionit për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në Dhërmi.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button