KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë/ 32-vjeçari humb jetën në spital, ishte arrestuar dy ditë më parë për vjedhje

Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi është gjetur në gjendje të rënduar shëndetësore në ambientet e dhomave të shoqërimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 09:50, në dhomat e shoqërimit është konstatuar në gjendje të rënduar shëndetësore shtetasi E. Sh., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “”

Menjëherë është njoftuar shërbimi mjekësor dhe 32-vjeçari është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, në orën 10:05 është konfirmuar se ai kishte ndërruar jetë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

32-vjeçari ishte arrestuar në flagrancë më 29 gusht 2026, rreth orës 23:00, për veprën penale “Vjedhja” dhe ndodhej në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button