KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident i rëndë te Mbikalimi i Spitalit Memorial, tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme, rreth orës 16:50, në zonën e Mbikalimit të Spitalit Memorial në Fier.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, pasi drejtuesi i tij, shtetasi me inicialet I. Sh., ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Reklama në FieriWeb - “”

Përplasja ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në automjet. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinë.

Tre të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e tyre nuk paraqet rrezik për jetën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para për dokumentimin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e daljes së automjetit nga rruga.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button