AKTUALITETSTAR CHANNEL

SHPËTOI VAJZËN E MARRË PENG PAS VRASJES SË PRINDËRVE, SHPËRBLEHET ME GRADË KRYEKOMISAR SHEFI I POLICISË NË ROSKOVEC

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku ka vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e efektivëve në përballimin e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të ndodhura së fundmi.

Në fokus të veçantë ishte ndërhyrja për shpëtimin e një vajze, e cila ishte marrë peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ky i fundit kishte vrarë më herët prindërit e saj. Për mënyrën se si menaxhoi situatën, ish-shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Komisar Mariglen Koroveshaj, u vlerësua nga Drejtori i Përgjithshëm dhe iu akordua grada policore Kryekomisar.

Reklama në FieriWeb - “”

Koroveshaj do të nisë tashmë një detyrë të re në strukturat e DVP Berat.

“E mora këtë vendim pa asnjë hezitim, sepse edhe Marigleni veproi pa hezitim për t’i shpëtuar jetën një vajze, e cila u mor peng nga ish-i dashuri i saj, pasi ai kishte vrarë më parë prindërit e saj”, u shpreh Hita.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, në një prej situatave më të vështira me të cilat mund të përballet një punonjës policie, Koroveshaj tregoi profesionalizëm, kurajë dhe përgjegjësi të lartë, duke zgjedhur komunikimin dhe negocimin me autorin, deri në krijimin e kontaktit dhe menaxhimin e situatës që çoi në shpëtimin e vajzës.

Hita vlerësoi gjithashtu punën e efektivëve të Policisë në kapjen e autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, i cili po udhëtonte i fshehur në bagazhin e një automjeti, si dhe në kapjen e autorit të vrasjes së nënës dhe plagosjes së babait në Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, rezultatet në këto raste janë arritur falë punës në grup, koordinimit dhe profesionalizmit të punonjësve të Policisë, me një rol të veçantë të efektivëve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

“Ky është misioni ynë dhe jam i vendosur të vlerësoj çdo punonjës policie që bën më shumë se detyra për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve”, theksoi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb

Në shenjë vlerësimi për punën e kryer, me propozim të Drejtorit Vendor të Policisë Fier, efektivët e angazhuar në këto operacione do të shpërblehen me nga një pagë mujore.

Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hita kërkoi që puna e Policisë të vijojë të jetë e përditshme, profesionale dhe e orientuar drejt mbrojtjes së jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button