KRONIKËSTAR CHANNEL

Nga Radhima në Fier/ “Blutë e Fierit” ndalojnë makinën e shpallur në kërkim, xhami i dëmtuar nga plumbat dhe 3 fishekë brenda

Një prej automjeteve të shpallura në kërkim pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Radhimë është ndaluar nga blutë e Fierit.

Ndalimi është kryer rreth orës 13:00, në Mbikalimin e Memorialit, ku shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë lokalizuar dhe ndaluar një nga automjetet që dyshohej se ishte përfshirë në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “”

Në drejtim të automjetit ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia konstatoi dëmtime në xhamin në krahun e pasagjerit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga të shtëna me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Brenda automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan tre fishekë pistolete, në cilësinë e provës materiale.

Automjeti u sekuestrua, ndërsa Heta është një nga pesë personat e arrestuar deri tani në lidhje me ngjarjen e Radhimës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas policisë, ngjarja nisi rreth orës 11:30, kur pronari i një hoteli në Radhimë njoftoi uniformat blu se ishte dhunuar dhe kërcënuar me armë nga disa persona.

Policia ngriti menjëherë pika kontrolli në hyrje-daljet e Vlorës, në Dhërmi, si dhe në qarqet Fier dhe Gjirokastër.

Reklama në FieriWeb

Nga hetimet paraprake dyshohet se Luan Muça dhe persona të tjerë kishin shkuar në hotelin e biznesmenit Vasil Bedinaj, ku nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kishin kërkuar 5 milionë euro dhe e kishin kërcënuar se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar 5 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim, së bashku me 4 automjete të dyshuara se janë përdorur në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button