POLITIKËSTAR CHANNEL

PS organizon takimet me qytetarët në Qarkun Fier, zbulohet kalendari i 4-5 shtatorit

Pas takimit ne Hekal Balluku ve ne levizje 12 deputet e Q.Fier te takojne komunitetin zonat ku jane te zgjedhur

Partia Socialiste do të zhvillojë më 4 dhe 5 shtator takime me qytetarët në njësitë administrative të Qarkut Fier, në kuadër të aktivitetit të saj në terren.

Reklama në FieriWeb - “”

Takimet do të zhvillohen në bashkitë Fier, Lushnjë, Patos, Divjakë, Roskovec dhe Mallakastër, kryesisht në orën 17:00, ndërsa në disa njësi janë parashikuar edhe takime në orën 19:00.

Në Bashkinë Fier, më 4 shtator, takimet do të zhvillohen në Libofshë dhe Topojë, ku do të jetë deputeti Ceno Klosi, ndërsa në Qendër do të jetë deputeti Ramion Kurti dhe në Levan deputeti Erjo Mile.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në Bashkinë Lushnjë, takimet janë parashikuar në Krutje me deputetin Petrit Malaj, në Karbunarë me Elton Korreshin, në Dushk me Asfloral Haxhiun dhe në Kolonjë me Kiduina Zakën.

Në Bashkinë Mallakastër, deputeti Klevis Jahaj do të zhvillojë takime në Ballsh në orën 17:00 dhe në Hekal në orën 19:00.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në Roskovec, takimi do të zhvillohet në orën 17:00 pranë Kinemasë, me deputeten Zegjine Çaushi.

Në Patos, takimi do të zhvillohet në Njësinë Administrative Zharrëz, pranë zyrës së njësisë, në orën 17:00, me deputeten Antoneta Dhima.

Reklama në FieriWeb

Ndërsa në Divjakë, më 4 shtator në Gradishtë do të jetë deputetja Ana Nako, ndërsa më 5 shtator ajo do të zhvillojë takim në Grabian. Të dyja aktivitetet janë parashikuar në orën 17:00.

Takimet zhvillohen nën moton “Besim – Empati – Shërbim – Angazhim”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button