KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në aksin Kurjan–Roskovec, 62-vjeçari me motorr përplaset me pirunin ngritës

Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Kurjan–Roskovec, ku një 62-vjeçar është përplasur me një mjet teknologjik, tip pirun ngritës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas policisë, shtetasi S. H., 62 vjeç, po drejtonte një motomjet kur është përplasur me mjetin teknologjik që drejtohej nga shtetasi J. F., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe fillimisht është transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për trajtim të specializuar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të përplasjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button