KRONIKËSTAR CHANNEL
DIGJET NJË TJETËR BIZNES NË LEVAN, ZJARRI VIJON TË RREZIKOJË BANESAT
Një tjetër biznes është përfshirë nga flakët në zonën e Levanit, në Fier, ndërsa situata nga zjarri vijon të mbetet alarmante.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, duke rrezikuar banesa dhe biznese të tjera pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Më herët, flakët përfshinë edhe një banesë dhe një stallë bagëtish, ndërsa situata ka shkaktuar panik te banorët.
Forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen për izolimin e flakëve, ndërsa në operacion janë angazhuar mjete nga toka dhe ndërhyrje nga ajri.
Zjarri vijon të jetë aktiv dhe rreziku për përhapjen e tij mbetet i lartë.




