AKTUALITETSTAR CHANNEL

Vizita e Drejtorit të Policisë te efektivi i plagosur në operacionin e Malit të Bodenit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, ka vizituar në banesë punonjësin e Policisë Edison Adri, i cili u plagos gjatë operacionit në malin e Bodenit, në Maliq, për kapjen e një personi të kërkuar.

Gjatë këtij operacioni humbi jetën kolegu i tij, Dëshmori i Atdheut, Enea Mekolli.

Reklama në FieriWeb - “”

Pas përfundimit të trajtimit mjekësor në Itali, Edison Adri është kthyer në banesë dhe vijon periudhën e rikuperimit. Gjatë takimit me efektivin dhe familjarët e tij, Drejtori i Përgjithshëm i përcolli mbështetjen e Policisë së Shtetit, si dhe mirënjohjen për sakrificën e tij në përmbushje të detyrës.

“Edison, së pari, gëzohem shumë që je kthyer në shtëpi, pas një kurimi të vështirë në Itali. Kam ardhur sot këtu jo vetëm si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por mbi të gjitha si koleg dhe si një prej njerëzve të familjes së madhe të Policisë”, u shpreh Hita.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai theksoi se sakrifica e Enea Mekollit dhe ajo e Edison Adrit nuk do të harrohen, duke garantuar se Policia e Shtetit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe qeveria shqiptare do të vijojnë të jenë pranë efektivit gjatë procesit të rikuperimit.

“Ti e bëre detyrën tënde, tani është detyra jonë të vijojmë të jemi pranë teje, në çdo kohë”, tha Drejtori i Përgjithshëm.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga ana e tij, punonjësi i Policisë Edison Adri falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për trajtimin dhe kurimin e tij jashtë shtetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button