KRONIKËSTAR CHANNEL

OPERACIONI “GOLD”/ Transportonte 13 sende floriri dhe mijëra euro me “Porsche Cayenne”, arrestohet 30-vjeçari nga Roskoveci

FIER – Finalizohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier operacioni i koduar “Gold”, në kuadër të kontrolleve ndaj automjeteve luksoze dhe verifikimit të burimit të pasurive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për kontroll një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin Armando Bixheku, 30 vjeç, banues në Roskovec.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 13 sende floriri, konkretisht 9 monedha floriri dhe 4 lingota floriri, si dhe 4 000 euro dhe 93 000 lekë.

Sipas Policisë, 30-vjeçari nuk dispononte dokumentacion që të provonte origjinën apo burimin e sendeve me vlerë dhe të shumave të parave të gjetura në automjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kontrollet vijuan edhe në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, Armando Bixheku u arrestua dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e floririt, paratë, leja e drejtimit e dyshuar e falsifikuar dhe automjeti “Porsche Cayenne”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Paralelisht, pritet të nisë edhe hetimi pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave të gjetura gjatë kontrollit.

Reklama në FieriWeb

Hetimet vijojnë për të përcaktuar origjinën e floririt dhe parave, si dhe nëse ato lidhen me veprimtari të tjera të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button