AKTUALITETSTAR CHANNEL

Divjakë/ Siguria në shkolla në fokus të institucioneve, zhvillohet takimi ndërinstitucional për mbrojtjen e nxënësve gjatë vitit shkollor 2026–2027

Në Bashkinë Divjakë është zhvilluar takimi me temë “Siguria në shkolla – një hap drejt një komuniteti të sigurt”, ku në fokus ishte garantimi i sigurisë së nxënësve në ambientet shkollore, në rrugë dhe në komunitet. Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve vendore, strukturave të arsimit, policisë dhe organizatave që angazhohen për mbrojtjen dhe edukimin e të rinjve.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Divjakë, z. Josif Gorrea, përfaqësues të Prefekturës Fier, ZVAP Divjakë, Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit, DRSHTRR Fier, Qendrës Rinore “Epoka e Re”, drejtues të institucioneve arsimore dhe oficerë të sigurisë në shkolla.

Reklama në FieriWeb - “”

Pjesë e takimit ishte edhe shefi i Komisariatit të Policisë Divjakë, Komisar Ledio Lushka, së bashku me ndihmësspecialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier.

Gjatë diskutimeve u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve, parandalimin e problematikave në mjediset shkollore, sigurinë gjatë lëvizjes në rrugë, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes shkollave, policisë, pushtetit vendor dhe institucioneve të tjera.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Siguria e nxënësve mbetet një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional synon krijimin e një mjedisi sa më të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.

Takimet me fokus sigurinë e nxënësve, në kuadër të vitit shkollor 2026–2027, do të vijojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button