KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Aksident tragjik në Athinë, tre të rinj nga Fieri humbin jetën – dy të tjerë në gjendje kritike

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen Glifadha të Athinës, ku kanë humbur jetën tre të rinj nga Fieri.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident janë përfshirë pesë persona. Tre prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Reklama në FieriWeb - “”

Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe mes familjarëve dhe të afërmve në Fier, ndërsa pritet që në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje mbi identitetet e viktimave dhe të plagosurve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button