KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

POLICIA FIER/ Ekzekutohen 4 masa “Arrest në burg”, në pranga dy ish-drejtues të ASHK Fier, një jurist dhe përfituesi i pronave

FIER – Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen Land”, në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2025 dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Më datë 16 shtator 2026, strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Mbështetjen Operacionale të Hetimit, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ndaj katër shtetasve:

Reklama në FieriWeb - “”
  • Kastriot Hasko – përfitues i pronave;
  • Ertis Shehu – ish-drejtues i ASHK-së;
  • Bardhyl Kapaj – ish-drejtues i ASHK-së;
  • Piro Çela – specialist/jurist pranë ASHK-së.

Sipas Policisë, këta persona dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për regjistrimin në pronësi të shtetasit Kastriot Hasko të sipërfaqeve të tokës, duke shfrytëzuar pozicionet e punës dhe duke falsifikuar dokumentacionin përkatës.

Në kuadër të hetimeve janë kryer veprime procedurale edhe në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, ndërsa krahas masave të sigurimit personal janë ekzekutuar edhe masa me karakter pasuror.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të arrestuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button