KRONIKËSTAR CHANNEL
Pojan/ Tre persona të shoqëruar për zjarrin që rrezikoi Parkun Arkeologjik të Apolonisë
Tre persona janë shoqëruar nga Policia e Fierit në kuadër të hetimeve për zjarrin që përfshiu pasditen e djeshme kodrat e fshatit Pojan, duke rrezikuar edhe Parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Ndërkohë, edhe sot vijon puna në terren për monitorimin e zonës dhe eliminimin e çdo vatre të mundshme që mund të riaktivizohet. Në zonë ndodhen ende forcat zjarrëfikëse dhe punonjës të Policisë së Shtetit, ndërsa strukturat përgjegjëse po vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e rënies së zjarrit.
Flakët u përhapën me shpejtësi të favorizuara nga era e fortë, duke iu afruar territorit të parkut arkeologjik. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Hetimet për ngjarjen vijojnë.




