KRONIKËSTAR CHANNEL

Kthehet në tragjedi sherri te “Petro Nini”! U pl*gos brenda një lokali, 49-vjeçari ndërron jetë në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në brenda një lokali në rrugën “Marko Boçari” në Tiranë. I plagosuri i identifikuar si Kreshnik Cara, 49 vjeç ka marrë një goditje në pjesën e barkut, pas një përleshjeje me 50-vjeçarin Toni Nake.

Cara është transportuar me urgjencë në spital, ku edhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale, por fatkeqesisht 49-vjeçari nuk i ka shpëtuar plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “”

Ndërkohë, policia ka arrestuar edhe autorin e dyshuar të plagosjes. Edhe pse iku nga vendi i ngjarjes, arratia e tij nuk zgjati shumë. 

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marko Boçari” ishte dëmtuar me mjet prerës shtetasi K. C., 49 vjeç, shkuan në vendngjarje për të sqaruar autorësinë dhe rrethanat e rastit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore e operacionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi T. N., 50 vjeç. Nga veprimet e deritanishme hetimore dyshohet se 50-vjeçari ka plagosur me mjet prerës 49-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.

I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”- do të njoftonte policia menjëherë pas ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button