KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Fier/ Procedohet penalisht rrobaqepësja, prodhonte bluza të zjarrfikësve dhe stema të Policisë

Një subjekt rrobaqepësie në lagjen “Kastriot” në Fier, ku prodhoheshin me porosi bluza të punonjësve të zjarrfikëses, si dhe stema e numra identifikues të punonjësve të Policisë, është vënë nën verifikim nga autoritetet.

Pas një videoje të publikuar në emisionin investigativ “Stop”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kryen verifikimet përkatëse.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në përfundim të veprimeve, u shoqërua dhe u procedua penalisht shtetasja R. M., rrobaqepëse dhe pronare e subjektit, për veprën penale “Shkelja e të drejtave të autorit”.

Gjatë veprimeve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa stema, numra identifikues dhe bluza të punonjësve të zjarrfikëses.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia e Fierit falënderoi emisionin “Stop” për informacionin e përcjellë dhe u bëri thirrje mediave dhe qytetarëve të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button