MOTISTAR CHANNEL
Kushte të qëndrueshme me alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore të vendit. Vranësirat e dendura në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16-18m/s
Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.




