AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNEL

Vallja Dyshe Myzeqare, pasuri e trashëgimisë kulturore kombëtare, në fokus të aktivitetit në Muzeun e Fierit

FIER – Traditat, vallet dhe vlerat etnografike të Myzeqesë janë promovuar në Muzeun e Fierit, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

Aktiviteti solli në vëmendje pasurinë e trashëgimisë kulturore të trevës së Myzeqesë, me një fokus të veçantë te vallja dyshe e burrave, një nga format më karakteristike të folklorit tradicional të kësaj zone.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kjo valle, e njohur për lëvizjet dinamike, ritmin dhe karakterin e saj të theksuar burrëror, lidhet ngushtë me jetën dhe traditat e banorëve të Myzeqesë. Ajo është përcjellë ndër breza në zonat e Fierit, Lushnjës dhe Beratit, duke ruajtur elementë të rëndësishëm të mënyrës së jetesës, punës dhe kulturës së kësaj treve.

Sipas historianit Ilirjan Gjika, vallja dyshe përfaqëson një pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor myzeqar. Në strukturën dhe lëvizjet e saj, ajo përcjell edhe elementë të jetës së përditshme, veçanërisht lidhjen e banorëve me tokën dhe aktivitetin bujqësor, që ka qenë ndër themelet e jetës në Myzeqe.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kësaj valleje ka pasur edhe koreografi i njohur Vlash Kallamata, i cili e përfshiu atë në repertorin e Ansamblit “Myzeqeja” të Fierit, duke kontribuar në përpunimin artistik dhe në përcjelljen e saj përmes skenës.

Gjatë aktivitetit në Muzeun e Fierit u prezantuan gjithashtu kostume tradicionale dhe elementë të tjerë etnografikë, të cilët pasqyrojnë historinë, mënyrën e jetesës dhe identitetin e banorëve të Myzeqesë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përfshirjes së brezit të ri. Përcjellja e valleve, kostumeve dhe traditave te fëmijët dhe të rinjtë shihet si një nga mënyrat kryesore për të ruajtur këtë trashëgimi dhe për të shmangur humbjen e saj me kalimin e brezave.

Aktivitete të tilla synojnë jo vetëm të sjellin në vëmendje vlerat e trashëgimisë kulturore, por edhe të forcojnë lidhjen e brezave të rinj me traditat dhe identitetin kulturor të trevës së Myzeqesë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button