AKTUALITETSTAR CHANNELVIDEO

Ushtria zbarkon në Kasharaj, ndërhyrje pas tharjes së rezervuarit dhe ngordhjes masive të peshqve

Ushtria ka ndërhyrë në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë, pas situatës së krijuar nga ulja drastike e nivelit të ujit dhe ngordhja masive e peshqve.

Ndërhyrja synon normalizimin e situatës në zonë, ndërsa pamjet nga rezervuari tregojnë pasojat e zbrazjes së tij dhe dëmet e shkaktuara në ekosistem.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, mbetet pikëpyetje investimi i Bashkisë Lushnjë për këtë rezervuar, për të cilin është deklaruar se ishte kryer ndërhyrje/investim. Në terren, sipas situatës së krijuar, gjurmët e këtij investimi janë të vështira për t’u evidentuar.

Ngordhja masive e peshqve ka ngritur shqetësimin e banorëve, ndërsa pritet të bëhet e qartë se cilat janë masat që do të merren për rehabilitimin e rezervuarit dhe për shmangien e përsëritjes së një situate të tillë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button