Luiz Ejlli shpërthen në ironi, kujt ia drejton batutën pas videove intime?

Debati që ka përfshirë së fundmi showbizin shqiptar pas publikimit dhe shpërndarjes së disa videove intime ka shkaktuar reagime të shumta nga personazhe të njohur.
Mes tyre ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka zgjedhur ta komentojë situatën përmes humorit dhe ironisë.
Në një video të publikuar në Instagram, Luizi improvizon një telefonatë me një kompozitor, duke bërë një referencë të tërthortë ndaj kompozitorit Adrian Hila.
“Një mëngjes më bie telefoni: ‘Alo, Luizi je ti? Filani jam’, tha, ‘kompozitor. Kam bërë një këngë fiks për ty. A po kalon pak te studioja ime dhe te shtëpia që ta dëgjosh?’”, tregon Luizi në video.
Më pas, ai vijon me batutën: “A e lëmë te kafja poshtë?”, duke lënë të kuptohet se po i referohej në mënyrë ironike zhvillimeve të fundit që kanë bërë bujë në rrjet.
Reagimi i tij është pritur me interes nga ndjekësit, ndërsa videoja ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale.




