AKTUALITETSTAR CHANNEL

“2 Orë për Veten – 2 Orë për Ne”, nisma e re në Fier për mbështetjen e nënave dhe familjeve

FIER – Qendra Multifunksionale “Horizont” pranë Bashkisë Fier ka nisur projektin “2 Orë për Veten – 2 Orë për Ne”, një nismë që synon të krijojë më shumë hapësira për informim, komunikim dhe mbështetje për nënat, fëmijët dhe familjet.

Projekti ka lindur nga nevojat e evidentuara përmes komunikimit me nënat, specialistët dhe institucionet. Sipas organizatorëve, familjet përballen shpesh me pyetje dhe problematika konkrete, ndërsa specialistët dhe institucionet disponojnë njohuritë, shërbimet dhe mundësitë e mbështetjes. Sfida mbetet lidhja mes tyre.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Përmes kësaj nisme synohet krijimi i një ure bashkëpunimi, ku familja pyet, profesionisti përgjigjet dhe institucioni informon, duke e sjellë informacionin dhe shërbimet më pranë qytetarëve.

Në kuadër të projektit parashikohet bashkëpunimi me Bashkinë Fier, strukturat shëndetësore dhe NJVKSH Fier, QSUT, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ndihmën Juridike Falas, Shërbimin Social, strukturat e Punësimit dhe Formimit Profesional, si dhe me profesionistë të shëndetit mendor dhe partnerë të tjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qendra Multifunksionale “Horizont” ka bërë gjithashtu një thirrje për bashkëpunim ndaj institucioneve, profesionistëve, organizatave, bizneseve dhe individëve që kanë një shërbim, mundësi, ide apo kontribut që mund t’u shërbejë familjeve.

“Sepse ndonjëherë zgjidhja ekziston. Mungon vetëm ura që e çon te familja”, është mesazhi i kësaj nisme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Projekti “2 Orë për Veten – 2 Orë për Ne” do të zhvillohet në periudhën tetor 2026 – maj 2027, në Qendrën Multifunksionale “Horizont” në Fier, me fokus te nëna, fëmija dhe familja.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button