KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO
Humbi djalin 29-vjeç në aksident në Fier, Nexhat Kulla babai i Elidonit kërkon një tabelë rrugore për të shpëtuar jetë të tjera
Nexhar Kulla humbi djalin e tij, Elidon Kulla, vetëm 29 vjeç, në një aksident rrugor në Fier. Sot, përballë dhimbjes së humbjes së të birit, ai ka një kërkesë të thjeshtë, por të rëndësishme: vendosjen e një tabele rrugore që mund të ndihmojë në parandalimin e aksidenteve të tjera.
“Dua vetëm të vendoset një tabelë, që të mos humbasin jetë të tjera”, është apeli i babait, i cili kërkon që ajo që i ndodhi familjes së tij të mos përsëritet me familje të tjera.
Kërkesa e Nexhar Kullës vjen si një apel për institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë në këtë segment rrugor dhe të marrin masat e nevojshme për rritjen e sigurisë së lëvizjes.




