AKTUALITETSTAR CHANNEL

Monika Lubonja padit Adrian Hilën pas publikimit të videos intime: “Besimi im është kthyer në armë kundër meje”

Tiranë – Monika Lubonja i është drejtuar gjykatës pas publikimit të një videoje intime, duke depozituar një kërkesë penale ndaj Adrian Hilës.

Sipas dokumentit të depozituar më 6 tetor 2026 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Lubonja është paraqitur si e dëmtuara akuzuese, ndërsa Adrian Hila si i kallëzuari.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në kërkesë, Hila akuzohet për veprat penale “Fyerja”, parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal, si dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal.

Reagimi i Lubonjës vjen pas publikimit të videos, për të cilën ajo thotë se nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohej, regjistrohej apo që materiale intime të saj të shpërndaheshin apo publikoheshin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shprehet Lubonja në reagimin e saj.

Ajo u ka bërë apel mediave që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë”, shkruan aktorja.

Lubonja deklaron gjithashtu se do ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore deri në fund, duke kërkuar që drejtësia të zbardhë rrethanat.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Çështja është drejtuar për shqyrtim në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Screenshot

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button