KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjykata e Fierit njofton pezullimin e seancave gjyqësore pas kërcënimit me bombë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka njoftuar se seancat gjyqësore të planifikuara për ditën e sotme, 9 tetor 2026, nuk do të zhvillohen për shkak të një mesazhi kërcënues të mbërritur në adresën elektronike të institucionit.

Në një njoftim zyrtar, gjykata bën me dije se aktualisht po kryhen verifikime nga strukturat përgjegjëse lidhur me kërcënimin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Palët ndërgjyqëse do të njoftohen përmes sekretarisë gjyqësore për datat e reja të zhvillimit të seancave, të cilat do të caktohen në vijim.

Ngjarja vjen në një kohë kur disa institucione në vend kanë raportuar marrjen e mesazheve kërcënuese për vendosje bombe.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button