Majlinda Bufi në Bruksel, merr pjesë në ceremoninë europiane për klimën dhe energjinë

Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ka marrë pjesë në Bruksel në ceremoninë e “Covenant of Mayors for Climate & Energy Europe”, një aktivitet që ka bërë bashkë kryetarë bashkish dhe përfaqësues rajonesh nga vende të Bashkimit Europian dhe më gjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bufi ka ndarë momente nga pjesëmarrja në këtë aktivitet, i cili fokusohet te krijimi i qyteteve neutrale ndaj klimës, më rezistente dhe gjithëpërfshirëse.

Ajo thekson rëndësinë e qasjes institucionale, politikave konkrete dhe planeve të veprimit për përballimin e ndryshimeve klimatike.
“Së bashku me të tjerë kryetarë bashkie dhe rajonesh nga vende të BE-së dhe jo vetëm”, shkruan Bufi, duke nënvizuar se partneritetet dhe bashkëpunimi janë hapa të rëndësishëm drejt përshtatjes më të mirë ndaj sfidave klimatike.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni vë në fokus rolin e pushtetit vendor në nxitjen e politikave mjedisore dhe forcimin e bashkëpunimit europian për një zhvillim më të qëndrueshëm.




