AKTUALITETFIERI NEWSSTAR CHANNELVIDEO

Vijojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Libofshë, ndërhyrje në rrugën drejt fshatit Havaleas

Bashkia Fier vijon ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në njësitë administrative, me synim krijimin e kushteve më të mira të lëvizjes për banorët.

Aktualisht, punimet janë përqendruar në rrugën “Agim”, e cila të çon drejt fshatit Havaleas, në Njësinë Administrative Libofshë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërhyrja synon përmirësimin e kushteve të qarkullimit, lehtësimin e lëvizjes së përditshme të banorëve dhe rritjen e aksesit në zonë.

Sipas Bashkisë Fier, investimet në infrastrukturën rrugore do të vijojnë edhe në njësi të tjera administrative, në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së komunitetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button