KRONIKËSTAR CHANNEL

TRANSPORTONTE 11 EMIGRANTË NGA IRANI DHE IRAKU DREJT ITALISË, ARRESTOHET 30-VJEÇARI NË KONISPOL

Operacioni “Tranzit” në Sarandë, emigrantët kishin hyrë ilegalisht nga Greqia. Transportuesi dyshohet se merrte 2,500 euro për person.

Një 30-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga Policia Kufitare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht drejt Italisë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Operacioni i koduar “Tranzit” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve.

Sipas policisë, 30-vjeçari me inicialet V. D. u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me një furgon 11 shtetas nga Irani dhe Iraku. Për transportin e tyre, ai dyshohet se përfitonte 2,500 euro për person.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga hetimet paraprake rezulton se emigrantët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit tokësor me Greqinë dhe dyshohet se synonin të vijonin udhëtimin drejt Italisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ndërkohë, furgoni i përdorur për transportin e tyre u sekuestrua si provë materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button