AKTUALITETSTAR CHANNEL

Erion Veliaj publikon letrën e takimit me ministrin Toni Gogu: “Sfidoj Ramën të nxjerrë një provë se kam organizuar protestat”

Erion Veliaj ka reaguar publikisht përmes një deklarate, ku mohon akuzat se ka organizuar apo financuar protestat dhe kundërshton pretendimet që, sipas tij, po bëhen ndaj tij nga Kryeministri Edi Rama.

Veliaj deklaron se nuk ka ndërmend të sulmojë Partinë Socialiste, por thekson se nuk do të lejojë askënd të cenojë dinjitetin e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim”, shprehet Veliaj.

Ai shton se, ndonëse ka më pak liri se Kryeministri, pretendon se ka shumë më tepër dinjitet se ai.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në reagimin e tij, Veliaj i cilëson si “haluçinacione bolshevike” pretendimet se ka organizuar apo financuar protestat. Për të kundërshtuar këto akuza, ai ka publikuar edhe atë që e prezanton si letrën e shkruar me dorën e tij, ku pasqyron përmbajtjen e një takimi me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Sipas shënimeve të publikuara nga Veliaj, takimi është zhvilluar të premten, në orën 22:30, pas një periudhe prej 20 muajsh pa një takim të tillë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në letër, Veliaj pretendon se gjatë takimit ministri Gogu i ka komunikuar se transferimi i tij ishte kryer me urdhër të një personi të identifikuar me inicialin “R”, i cili, sipas shënimeve, ishte marrë personalisht edhe me çështje që lidhen me lejen për në spital, takimet dhe aksesin te miqtë dhe familjarët.

Më tej, në dokument renditen tri kërkesa që, sipas pretendimeve të Veliajt, i janë përcjellë atij:

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Të pranonte përfshirjen në çështjen e “Flamingove”, duke përfshirë edhe studentët, në të kundërt do t’i shtoheshin akuza për “prishje të rendit kushtetues”, me pretendimin se mund të përballej me një dënim prej 100 vitesh burg.

Të hiqte dorë nga Bashkia e Tiranës dhe ta delegonte atë te Arbër Hajdari.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Të mos këshillohej më me avokatin Plarent Ndreca.

Veliaj pretendon se këto kërkesa janë pjesë e një presioni të ushtruar ndaj tij dhe se transferimi dhe izolimi i tij janë urdhëruar në këtë kontekst.

Në përfundim të reagimit, ai i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama, duke e sfiduar të publikojë prova për pretendimet se ai ka organizuar apo financuar protestat.

“Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!”, përfundon reagimin e tij Erion Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button