Rrapi Gjika denoncon procesin zgjedhor në PD Fier: Lista të manipuluara dhe kryetar i paracaktuar

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Fier, Rrapi Gjika, ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor për drejtimin e degës lokale të PD-së, duke ngritur akuza për manipulim të listave të anëtarësisë dhe paracaktim të fituesit të garës për kryetar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjika shpreh pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohet procesi, duke vënë në pikëpyetje transparencën dhe korrektësinë e tij.
Sipas Gjikës, listat e anëtarësisë janë manipuluar, ndërsa jashtë procesit janë lënë figura dhe aktivistë që kanë kontribuar ndër vite në Partinë Demokratike.
Ai kritikon gjithashtu shtyrjen e zgjedhjeve, mënyrën e funksionimit të grupit të punës dhe largimin nga strukturat të një numri drejtuesish e aktivistësh të partisë.
Në reagimin e tij, ish-kreu i PD-së Fier ngre dyshime se gara për drejtimin e degës është orientuar drejt një fituesi të paracaktuar, duke vënë në diskutim legjitimitetin e të gjithë procesit zgjedhor.
Akuzat e Gjikës rikthejnë në vëmendje përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike në Fier, në një moment kur dega lokale po përgatitet për zgjedhjen e drejtuesit të ri.
Postimi i plotë i Gjikës:
Zgjedhjet e PD ne degen e Fierit nuk zhvilluan ne periudhen qe parashikonte statuti, si gjithe deget e tjera te vendit
Ato u shtyne pa dhene asnje arsye publike..( ne fakt arsyen demokratet e Fierit e dine, te zgjidhet me emerim ai qe do ” qendra” ndonje nga servilet e pa afte te saj…
Mulizimi dhe Gazifikimi i partise…
Gjate kesaj kohe u krijua nje grup pune, ku pjesa me e madhe nuk kane qene fare aktiv gjate gjithe opozites dhe nje pjese e mire e tyre, ka garuar kunder rithemelimit ne 2023. Ky ” Grup pune” vetem pune nuk beri, pervec se u mor me manipulim listash te anetaresis, duke hequr nga liista anetaret aktiv, sidomos te rithemelimit dhe duke ” anetaresuar” familjar sa per votimin e dt 7 Nentor, ku kandidatet do te “garojne” dhe ” fituesi” eshte paracaktuar.
A ka nje liste perfundimtare te anetaresise?
Kush e beri listen?
Kush nga kandidatet e ka listen ?
Gjate kesaj kohe nuk u be asnje takim me seksione apo grup seksione, qe ishte dhe arsyeja pse u shtyne zgjedhjet…
Te gjitha strukturat nuk funksionojne..
U perjashtua pjesa me e madhe kryesis se deges e zgjedhur nga kuvendi i rithemelimit..
U shkarkova une nga kryetari i deges, se isha i zgjedhur ne kuvendin e rithemelimit, u shkarkova dhe u perjashtoba nga çdo proçes se jam demokrat i oreve te para, i dekoruar nga presidenti Berisha se pishtar i demokracise, pa dhene asnje arsye dhe pa njoftim strukturash, vetem e vetem per te marr kontrollin e deges dhe per te paracaktuar “kryetarin” e ri qe i duhet Mulit dhe Gazit, u prejashtova se nuk i thash ” shef” Mulit
U shkarkua pa asnje arsye sekretari i deges inxh Emiliano Mone, prej tre mandatesh ne opozit si sekretar dege me nje pune te shkelqyer te tij
U shkarkua sekretari organizativ i deges, biznesmen, perfaqsuesi dinjitoz i nje familje fisnike Ervin Feleqi
U perjashtuan nen kryetaret qe kane kontribuar shume te PD dhe njerez te nderuar tanet
Ramize Mernica
Gentian Varfi
U perjashtuan nga grupi i punes,
Kryetar grup seksionesh dhe seksionesh prej shume vitesh, qe kane mbajtur gjall degen e pd ne Fier
Alket Osmani
Ledio Kastrati
Elton Jahaj
Armand Buzi
Robert Marku
Fatmir Gashi
Pandeli Tole
Enver Dika
Osman Rredhi
Renato Agalliu
Agron Bendo
Gramoz Musarai
Fitim Likaj
Gjergj Korçari
Artur Bendo
Zamir Malaj
Bujar Ibrushi
Fatmir Doko
Roed Zyka
Tare Gremi
Valbona Binjaku
Gazment Hatia
Sander Bita
Sali Isufi
Lulzim Mirofci
Shaban Driza
Zenel Hoxha
Aviola Agalliu
Edison Zyka
Tomorr Abdurramani
Agron Zeqo
Denard Papuçi
Viron Hasa
Selam Troka
Altin Bregu
Alfred Davidhi
Edi Spaho
Haki Gurguri
Haxhi Hebeja
Bujar Kabashi
Shpetim Hila Alkida Mehmeti Marko Kaceli Ani Ferra…Dhe me dhjet ra te tjere kryetare, se
kretar dhe drejtues strukturash dhe seksionesh..
Zgjedhjet farse, me lista fallco, per interesa te vogla te disave te emeruar dhe te vet quajtur ” “udheheqes” ne qender nuk i sherbejne demokareteve te ndershem qe kane 13 vite qe lufojne ne opozite dhe “udheheqsit” ne Tirane trashen dhe majmen me lloj lloj pislleqesh ne kurriz te demokrateve duke bere skena, sikur bejne opozite!
Suksese ne farsen qe do te beni….




