KRONIKËSTAR CHANNEL

GRABITET NJË PIKË KARBURANTI NË KLOS, DY PERSONA TË MASKUAR KËRCËNOJNË PUNONJËSIN DHE MARRIN PARATË

Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e karburantit dhe kanë kërcënuar punonjësin. Njëri prej tyre e ka mbajtur atë nën kontroll, ndërsa tjetri ka marrë paratë që ndodheshin në kasafortë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas grabitjes, dy autorët janë larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura dhe nëse personat kanë qenë të armatosur.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button