AKTUALITET

Prokuroria çon në Gjykatën e Lartë çështjen e Luiz Ejllit, më 24 nëntor shqyrtohet rekursi kundër pafajësisë

Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, këngëtari Luiz Ejlli do të përballet sërish me një proces gjyqësor. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë.

Çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor, ndërsa relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri Fatmir Avdurramani u dënua me 18 muaj burgim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke i shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.

Pas këtij vendimi, Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. Tashmë, do të jetë Gjykata e Lartë ajo që do të shqyrtojë kundërshtimet e Prokurorisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button