KRONIKË

GJKKO LË NË FUQI “ARRESTIN NË BURG” PËR KEVIN MARKGJONIN, DYSHOHET SI FINANCUES I 485 KG KOKAINËS SË ZBULUAR NË FIER

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg” për Kevin Markgjonin, i njohur edhe me identitetin Arjan Margjoni, i dyshuar si financues i trafikut të 485 kilogramëve kokainë nga Kolumbia drejt Shqipërisë.

Seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë përfundoi këtë të mërkurë, me vendimin e gjykatës për të mos ndryshuar masën e caktuar ndaj tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Markgjoni u arrestua në Spanjë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.

SPAK kishte lëshuar në mars të vitit 2026 një urdhërarrest ndërkombëtar ndaj tij, pasi hetimet zbuluan dyshime për përfshirjen e tij në financimin e trafikut të 485 kilogramëve kokainë, të sekuestruara në nëntor të vitit 2022 në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Droga u zbulua e fshehur në një ngarkesë me pleh kimik, në oborrin e banesës së ish-kryekomunarit Viktor Çervanaku. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes SPAK-ut, Policisë së Shtetit dhe agjencisë amerikane DEA.

Sipas hetimeve, kokaina ishte siguruar në Kolumbi dhe ishte transportuar përmes portit të Pireut në Greqi dhe më pas atij të Tivarit në Mal të Zi, me destinacion Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në vendin tonë, lënda narkotike do t’i nënshtrohej përpunimit me ndihmën e kimistëve kolumbianë, përpara se të shpërndahej në tregun europian.

Hetimet për këtë dosje vijuan edhe pas dënimit të 10 anëtarëve të grupit kriminal me 89 vite burg në total. Në mars 2026 u arrestuan edhe tre persona të tjerë, ndërsa Markgjoni u shpall në kërkim ndërkombëtar deri në arrestimin e tij në Spanjë.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button