POLITIKË

Gazsjellësi rajonal dhe Skavica, Shqipëria firmos dy marrëveshje në Varshavë

Shqipëria ka nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, të zhvilluar në Varshavë në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Energjisë.

Ministri  i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi bëri të ditur se marrëveshja e parë lidhet me gazsjellësin që do të lidhë Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë, duke u ndërlidhur me TAP, ndërsa theksoi përfshirjen e SHBA në këtë projekt strategjik.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Marrëveshja e dytë lidhet me vijimin e projektit të Skavicës, për të cilin po përmbyllen studimet mjedisore dhe të fizibilitetit në bashkëpunim me kompaninë Bechtel.

Gjatë takimit me ministren bullgare të Energjisë, Karakaçi diskutoi thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa njoftoi se në dhjetor pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes dy ministrive.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në fokus ishte edhe infrastruktura energjetike rajonale, ku linja e transmetimit Shqipëri–Maqedoni e Veriut ka përfunduar dhe po vijojnë punimet për ndërlidhjen e korridorit me Bullgarinë.

Ministri zhvilloi gjithashtu takime me zyrtarë amerikanë për rritjen e investimeve në sektorin energjetik, duke theksuar potencialin e Shqipërisë në energjinë e rinovueshme dhe projektet e energjisë së erës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Fjala e plotë:

“Në Varshavë, në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik, të organizuar së bashku me Departamentin Amerikan të Energjisë. Ishte një mundësi shumë e mirë për Shqipërinë për të nënshkruar dy marrëveshje. Marrëveshja e parë për gazsjellësin që ndërlidh shtetin, kroat, të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe për ta lidhur bashkë me TAP dhe ku Shqipëria nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me shtetin amerikan për këtë. Lajmi i mirë është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në këtë projekt dhe e konsiderojnë si nyje strategjike në rajon.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Dhe marrëveshja e dytë lidhej me vijimin e projektit të Skavicës, tashmë bashkë me Bechtel po zhvillojmë dhe po përmbyllim të gjitha studimet e nevojshme mjedisore të fizibilitetit, kemi ecur mirë aty, po shikojmë edhe disa elemente të tjera teknike për ta bërë tashmë projektin të financueshëm. Sigurisht, takime si këto janë të mira për të bërë dhe takime me homologë, ministra të tjerë të energjisë të shteteve të ndryshme. Shfrytëzova rastin e mirë për të takuar ministren bullgare të energjisë. Të dy ndamë qëndrimin që bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy shteteve tona duhet të thellohet dhe në dhjetor nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Energjisë së Bullgarisë.

Ndamë lajme të mira të zhvillimit të linjave të transmetimit, tashmë linja e transmetimit ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut ka përfunduar, ndërkohë po zhvillohet edhe linja e transmetimit të Maqedonisë së Veriut për të ndërlidhur tashmë gjithë korridorin e transmetimit ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë. Po ashtu takova dhe zyrtarë amerikanë të departamentit të energjisë, ku diskutuam mbi mënyra të rritjes së investimeve amerikane sidomos në sektorin energjetik.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sigurisht që sektori energjetik në Shqipëri tashmë është në një moment mjaftë të mirë. Kemi marrë masa reformuese, përafruese me Bashkimin Europian, kemi thithur investime të huaja, kemi rritur kapacitetet gjeneruese sidomos të energjisë së rinovueshme, po zhvillojmë projekte të energjisë së erës dhe jemi shumë mirë të pozicionuar për tërheqjen e investimeve të huaja nga të gjitha shtetet e tjera”, tha ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button